MENU
klinika

FOTO/ I sfidon hapur të gjithë

Monica Bellucci thyen kodin e veshjes në ballo

03.09.2019 - 13:06

Balloja Black&White, e organizuar nga Vanity Fair gjatë festivalit të 76-të të filmit në Venecia, këtë radhë u mbizotërua nga Monica Bellucci, e cila përvec bukurisë që nuk i fashitet megjithësë 54 vjec, u shfaq me një kombinim krejtësisht jashtë teme.

Aktorja kishte veshur një fustan të mrekullueshëm të kuq me dantella dhe transparent, duke i eklipsuar kështu femrat e tjera.

Eventi i mbajtur në sallonin me afreske të Scuola Grande della Misericordia frymëzohej nga mbrëmja e organizuar nga shkrimtari Truman Capote në vitet 60`, në Nju Jork. Monica e kishte kombinuar fustanin transparent me një body të zezë poshtë, dhe dukej e mrekullueshme!