MENU
klinika

Mertens 'kërcënon' Maradonën

Napoli ‘harron’ Juven/ Triumfon ndaj Sampdorias!

14.09.2019 - 20:06

Një Dries Mertens në superformë, që shënoi nga një gol për çdo pjesë, i dha fitoren 2-0 Napolit përballë Sampdorias, në sfidën e vlefshme për javën e tretë të kampionatit italian.

“Të kaltrit” e Ancelottit vini pas humbjes në Torino përballë Juventusit, por pushimi në favor të eliminatoreve të Euro 2020-ës, u kishte bërë mirë për të korrigjuar defektet në mbrojtje.

Në sfidën e sotme, Napoli nuk pësoi asnjë gol, nga 7 që pësoi në dy ndeshjet e para, teksa iu fal formës së mrekullueshme të belgut Mertens, për të marrë fitoren e dytë sezonale.

NAPLES, ITALY – MAY 06: Dries Mertens of SSC Napoli celebrates after scoring the 1-0 goal during the serie A match between SSC Napoli and Torino FC at Stadio San Paolo on May 6, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Me dy golat e sotëm, Dries Mertens u ngjit në kuotën e 112 golave të shënuar me fanellën e Napolit, vetëm 3 më pak sesa ka shënuar legjenda argjentinase Diego Armando Maradona dhe 9 më pak se golshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave Marek Hamsik.

Megjithatë duke konsideruar që dy të parët nuk kanë mundësi të shënojnë më gola për Napolin, nëse Mertens do të vazhdojë me këto ritme, brenda pak muajsh do të hyjë në historinë e skuadrës italiane, si golshënuesi më i mirë.