11.09.2019 - 08:24
Sërish do të ketë ndryshime me motin.
Instituti i Gjeoshkencave njofton se se ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
- PARASHIKIMI:
Në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë dhe Elbasan priten reshje lokalisht mesatare.
Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.
- TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 21 / 29 °C;
-në vendet e ulëta: 20 / 31 °C;
-në vendet malore: 16 / 26 °C.
- ERA
Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare.