MENU
klinika

Deklarata

Nesër nis shkolla / Policia Rrugore: Asnjë tolerim!

15.09.2019 - 14:09

Policia rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi në lidhje me rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve arsimore në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor.

Ky plan konsiston në menaxhimin e trafikut si dhe kontrollimin e transportit të fëmijëve deri në moshën 12 vjeç.

Gjithashtu bëhet e ditur rëndësia e zbatimit të normave të parashikuara në Kodin Rrugor për qëllim sigurimin dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Duke parë neglizhencën e përdoruesve të mjeteve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor që parashikohen për pasagjerët deri në moshën 12 vjeç, si dhe faktin që ditët e para të shkollës shumica e prindërve apo të afërmëve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre, rrugorët e kryeqytetit apelojnë për kujdes të shtuar dhe zbatimin rigoroz të normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Në asnjë rrethanë, për sigurinë e tyre, nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi”, thotë policia në njoftimin e bërë.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve