MENU
klinika

Pushim dhe për prindërit në administratë

Nesër s’ka mësim në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

22.09.2019 - 20:53

E hëna nuk do të jetë ditë mësimi për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Vendimi i njoftua nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Sipas Shahinit ky vendim nuk lidhet me infrastrukturën shkollore, pasi sipas saj është plotësisht gati që të fillojnë mësimin ditën e nesërme.

Por, shtoi ministrja, qytetarët nuk janë gati emocionalisht që të vijnë në shkollë.

‘Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim.’- tha Shahini.

Ditë pushimi të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjecare, të cilët punojnë në administratë shtetërore.

Ministrja foli për 98 shkolla, të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, si plasaritje fasadash.

Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës. Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar.’-shtoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin