MENU
klinika

Leonardo heq dorë nga fiksimi i merkatos

Neymar-Barça? Fund i lumtur për…PSG-në!

01.09.2019 - 13:28

Neymar do të qëndrojë te PSG-ja, pasi Barcelona nuk nisi ofertën e duhur drejt klubit.

Braziliani e ka vendosur se nuk do të largohet dhe do të qëndrojë dhe për një sezon tjetër në Francë.

Leonardo mund të kënaqet nga kjo lëvizje, por i duhet të heqë dorë nga objektivi kryesor i merkatos së verës, Eriksen.

Danezi i Tottenham-it pëlqehet shumë nga drejtuesi brazilian i kampionëve të Francës.

PSG mendonte që me paratë e fituara nga shitja e Neymar-it të niste sulmin ndaj yllit të Premier Leagues, por tani duhet ta blejë me para cash.

Bilancet financiarë nuk janë shumë mirë në Paris, aty ku klubi ka hezituar në merkato pikërisht për të mos shkelur rregullat e “Fair Play-t Financiar”.