MENU
klinika

Gjithçka që duhet të dini!

Nga data tek konkurrentët, ja detajet e “Dance With Me”

16.09.2019 - 18:37

Këtë sezon të ri televiziv, emisioni “Dance With Me” do të vijë në “Tv Klan” me ndryshime të mëdha.

Më herët u bë e ditur një pjesë e konkurrentëve, të cilët patën edhe ndryshime para fillimit të spektaklit.
Disa prej tyre u larguan duke u zëvendësuar me të tjerë, ndërsa tashmë janë bërë zyrtarisht të ditur emrat që do të marrin pjesë në spektakël.

Faqja zyrtare e “Tv Klan” në Instagram ka publikuar sportin e ri të emisionit, duke bërë të ditur edhe datën kur nis transmetimi.

“Dance With Me” do ta shohim në ekran më 23 shtator, ndërsa çiftet e kërcimit që do të konkurrojnë për çmimin e madh do të jenë:

Kejvina Kthella dhe Eduart Ndocaj, Stela Kotri dhe Valer Kolnikaj, Eva Murati dhe Ermal Peçi, Eliona Pitarka dhe Mateus Frroku, Era Rusi dhe Florian Agalliu.

Më herët është bërë e ditur se për këtë vit, anëtarët e jurisë do të jenë Enada Hoxha, Gentian Zenelaj dhe Valbona Selimllari.
Si gjithmonë, në drejtimin e emisionit do të jetë moderatorja e njohur Alketa Vejsiu.