MENU
klinika

Masat e policisë

Nis viti i ri shkollor, ulen sot për herë të parë në banka 24 mijë fëmijë

16.09.2019 - 08:34

Data 16 shtator, kjo datë e sotme shënon nisjen e vitit të di shkollor 2019-2020.

24 mijë vogëlushë do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Ndërkohë në sistemin 9-vjeçar sipas të dhënave janë gjithsej 272 mijë nxënës, ndërsa 90 mijë futen në gjimnaz.

Sakaq, Policia Rrugore është vënë në gatishmëri për mbarëvajtjen e trafikut. Policia Rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave.

Plani përfshin edhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri në 12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

Për arsimin bazë, mësimi përfundon më 12 qershor, ndërsa matura një javë më herët. Ndërkohë, pushimet e shumëpritura të dimrit do të zgjasin dy javë, nga 21 dhjetori deri më 5 janar 2020.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve