MENU
klinika

Gjyshërit paskan patur të drejtë

Një teke raki në mëngjes, studimit rreth jetëgjatësisë

22.09.2019 - 13:25

Të gjithë bien dakord se pirja e tepërt e alkoolit gjatë shtatzënisë apo edhe për qejf, nuk është ide e mirë. Po pirja e “moderuar”?

Po, pijetarët e tepruar e shkurtojnë ndjeshëm jetën e tyre, po në fund të fundit, edhe antialkoolistët do të vdesin një ditë. Nëse duhanpirja është diçka e keqe, pirja e tepërt e duhanit është edhe më e keqe. Kjo logjikë mund të mos vlejë për konsumimin e alkoolit. Në fakt, konsumimi i alkoolit ndikon në vdekshmërinë e përgjithshme, por me sa duket, kjo vlen vetëm për ata që nuk kujdesen aq sa duhet për veten.

Pirja e moderuar duket se të mbron nga sëmundjet e zemrës, ndoshta për shkak të efektit që ka në hollimin e gjakut, por është zbuluar se edhe nëse pini me kursim (më pak se një pije në ditë), rreziku i prekjes nga kanceri rritet.

Si mundet që diçka që rrit rrezikun e prekjes nga kanceri, të zgjasë jetën? Kanceri është sëmundja e dytë vrastare. Duke qenë se sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve, kjo shpjegon pse ata që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar, mund të jetojnë më gjatë se ata që nuk konsumojnë fare. Por ky avantazh mund të jetë i kufizuar për ata që nuk praktikojnë minimumin e kujdesit për shëndetin.

Për të zbuluar se kush përfiton nga konsumimi i moderuar i alkoolit, studiuesit morën rreth 10 000 burra dhe gra dhe i ndoqën për më shumë se 17 vjet pasi vlerësuan mënyrën e jetesës dhe zakonet e tyre të të pirit. Rezultatet u botuan në një shkrim të titulluar “Kush përfiton më shumë nga vetitë kardioprotektive të konsumimit të alkoolit: fanatikët e shëndetit apo dembelët?” Po çfarë është një i fanatik i shëndetit? Sipas përkufizimit të studiuesve, është çdo njeri që stërvitet 30 minuta në ditë, nuk pi duhan dhe që konsumon të paktën 1 racion me fruta ose perime në ditë.

(Çfarë tregon kjo për dietën tonë aktuale, nëse ngrënia e një molle në ditë, do të thotë që jeni fanatik i shëndetit?)

Një apo dy pije në ditë e ulën rrezikun e sëmundjeve të zemrës te dembelët, ata që bëjnë një mënyrë jetese jo të shëndetshme.

Por njerëzit që tregonin minimumin e mundshëm të kujdesit për shëndetin, nuk treguan ndonjë përfitim nga konsumimi i alkoolit.

Morali i gjithë kësaj: rrushi, elbi dhe patatet është mirë të konsumohen në formën e tyre natyrale dhe “Johnnie Walker” nuk mund të jetë kurrsesi zëvendësuesi i një shëtitjeje.