MENU
klinika

Këto janë ushqimet që duhet të hamë!

Njihet ndryshe si vitamina e trurit dhe e gjakut…

06.09.2019 - 14:36

Trupi ynë ka nevojë për vitamina dhe minerale në mënyrë që të funksionojë siç duhet, por një regjim i pashëndetshëm dhe jo i rregullt ushqimor, nuk mundet të na sigurojë të gjitha lëndët ushqyese për të cilat kemi nevojë!

Por nëse disa nga këto trupi i njeriut mundet t’i prodhojë vetë, ka disa vitamina si ajo B12 e ndër më të rëndësishmet për organizmin, që ne mund ta marrim vetëm përmes ushqimeve. Kjo vitaminë e veçantë ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe është mjaft e rëndësishme për shëndetin e indeve nervore dhe funksionimin e trurit. Mungesa e vitaminës B12 mund të çojë.

Metabolizmi i çdo qelize në trup varet nga vitamina B12 dhe mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në depresion, në vështirësi neurologjike si dhe në anemi. Trupi nuk e prodhon në mënyrë natyrale vitaminën B12. Prandaj, është thelbësore të merrni sasi të mjaftueshme nga ushqimet ! Më poshtë Living do të rendisë të gjitha ushqimet që janë burim i shkëlqyer i kësaj vitamine.

Mishi i viçit, por dhe ai i kuqi në përgjithësi përmban sasi të larta të vitaminës B12 ! Megjithatë ekspertët e shëndetit rekomandojnë që ky të mos jetë burimi i vetëm i kësaj vitamine, pasi niveli i lartë i proteinave shtazore nuk sjell shumë përfitime për organizmin!

  • Midhjet dhe ushqimet e detit

Një lloj tjetër i ushqimit që na siguron një sasi të lartë të vitaminës B12 janë midhjet dhe molusqet ! Sasia e vitaminës B12 e pranishme në to mund të t’ju sigurojë kërkesat e nevojshme në ditë.

Mund t’ju interesojë gjithashtu: Të gjitha këto problemet shëndetësore që lidhen me mungesën e vitaminave B12,D,A dhe C.

  • Qumështi

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e ushqimeve që kanë vitaminë B12, duhet të zgjidhni edhe qumështin. Në të vërtetë, pirja e qumështit është mënyra më e thjeshtë për të marrë vitamina B12 në trupin tuaj dhe nëse dëshironi të siguroni që do ta përthithni këtë lëndë ushqyese, shtoni edhe disa drithëra të fortifikuar gjithashtu.

  • Veza

Këtu është një burim tjetër i vitaminës B12 të cilën duhet ta përfshini në regjimin tuaj. Vezët përmbajnë mjaftueshëm vitaminë B12, por duhet të dini se e verdha epërmban përqendrimin më të lartë të B12 ndërsa e bardha e vezës përmban proteina.