MENU
klinika

Nga Salih Mehmeti

Noli mes tre figurave të spikatura, ku fshihet hileja e vogël?

20.09.2019 - 10:15

Ai që nuk e kursen as vetën e as të tjerët prej nonshalancës e paska apostrofue Fan Nolin në mesin e tri figurave ma të spikatuna historike shqiptare.

Bukur shumë! Por këtu mshefet nji hile e vogël e lleftistit që historinë e sheh me tejqyrën ideologjike. Theofan Stilian Noli âsht e kundërta e secilës arsye për të cilën kryetari i VV-së e don. Qe pse:

1) Noli nuk ka shty përpara askurrë e asfarë agjende të majtë në të gjallë të tij. Nji jetëshkrues i tij si Robert Austin tregon se kryeministri i të vetmit shtet republikan në Ballkanin monarkik nuk i ka përjashtu asnjiherë kompanitë e hueja që kërkonin koncesione në burimet vajgurore e naftare të Shqipnis’

2) Noli ka qenë tejet reluktant me urëzue marrëdhanie diplomatike me Bashkimin Sovjetik

3) Vitet e para mas LDB, Noli nga Amerika e kupton magnitudën e marrëzisë që kishte fiksimi i shumë shqiptarëve të kohës mas Bashkimit Sovjetik. Ndër të parët tund kambanën për çmenduninë staliniste.

Nëse e projekton nji Fan Nol të kuq, atëherë problemi qëndron te kërkesat mendjengushta lleftiste nga historia. Ata presin që ajo me servue etalona politikë që i legjitimojnë meskinitetet e sotme.

Përndryshe kur dikush e vnon në kandar Fan Nolin, le t’i ketë parasysh atributet e tij:

1) Noli njihte nji kallabllak gjuhësh tu fillue me greqishten e vjetër;
2) Noli përkthimin e shndërroi në nji pasion krijimtarie dhe kreativitetin e tij në përkthim;
3) Noli në të gjallë të tij polemizonte edhe me Babingerin për medievistikë;
4) Noli e përkthente për kokërr të qejfit Omar Khajamin dhe ky përkthim qëndron ma nalt se përkthimi i “Rubairave” prej Fitzgeraldit;
5) në kujtimet e veta për ata pak muej si kryeministër Noli nuk hakërrehet me revanshizëm postfestum. Pranon lajthimet e veta. Ndërkohë, kryetari i VV-së…çka?