MENU
klinika

Vetitë fitoterapike

Pagjumësi? Valeriana do të zgjidhë gjithçka për ju!

10.09.2019 - 09:42

Bimës së Valerianës i atribuohen shumë veti fitoterapike, të cilat lidhen me prezencën e disa përbërësve aktivë prezentë në bimë.

Disa prej funksioneve më të zakonshme të Valerianës janë si më poshtë.

Normalizimi i problemeve me pagjumësinë;

Normalizimi i problemeve të ankthit;

Qetësimi i dhimbjeve të barkut;

Qetësimi i dhimbjeve kronike;

Problemet seksuale;

kolana e librave

Valeriana mund të shërbejë në reduktimin e simptomave premestruale si dhe mund të ndikojë në përmirësimin e shëndetit gjinekologjik të gruas gjatë menopauzës. Për të qenë më specifikë, valeriana ndikon në reduktimin e dhimbjes gjatë menopauzës si dhe gjatë periudhës para menstruacioneve. Nga ana tjetër valeriana ndihmon edhe në qetësimin e gjendes emocionale që lidhet me çrregullimet hormonale të kësaj faze.

  • Ndihmon në dobësim

Gati të gjithë njerëzit mendojnë se valeriana mund të ndihmojë në dobësim. Kjo pasi ajo redukton nivelin e stresit dhe duke reduktuar nivelin e stresit ul dhe nivelin e kortizolit në gjak.

Ky i fundit sipas studimeve ndikon jo vetëm në shfaqjen e sëmundjeve si ankthi, apo problemeve të tjera të shëndetit emocional, por edhe në shtimin në peshë. Nëse konsumojmë valeriana nuk do të reduktojmë vetëm stesin, por edhe do të ndikojmë në përshpejtimin e proceseve metabolike në trupin tonë.

  • Përdorimi për një kohë të gjatë

Pavarësisht të mirave, përdorimi për një kohë të gjatë i valerianës mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Kjo pasi mund të japë efekte anësore të cilat lidhen me dëmet në sistemin kardiovaskular.

Valeriana mund të shkaktojë hipertension si dhe mund të japë edhe probleme neurologjike. Këshillohet gjithashtu që ky preparat të mos merret nga gratë shtatzëna.