MENU
klinika

"Ju kërkoj ndjesë, mbeta i bllokuar në ashensor"

Papa Francesko mbërrin vonë në meshë

01.09.2019 - 18:26

Papa Francesko ka kërkuar ndjesë që ka mbërritur vonë në meshën e së dielës, pasi ishte bllokuar në një ashensor në Vatikan. Ai i shenjtë tha se mbeti 25 minuta në ashensor për shkak të një defekti të energjisë elektrike.

“Fillimisht ju kërkoj ndjesë për vonesën për shkak të një ngjarjeje të papritur. Mbeta në ashensor 25 minuta. Pati luhatje të energjisë elektrike dhe ashensori ndaloi. Falë Zotit erdhën zjarrfikësit, të cilët i falenderoj pamasë. Pas 25 minutash arritën ta vinin sërish në punë ashensorin.”


Gjate meshës të se dielës në sheshin Shën Pjeter të Vatikanit ku mblidhen mijëra besimtare, ati i shenjtë kërkoi edhe një duartrokitje për zjarrëfikësit.