MENU
klinika

Pritet edhe në Kosovë

Parada e Krenarisë, për herë të parë edhe në Sarajevë

08.09.2019 - 19:30

Sarajeva sot ka valuar flamujt e komunitetit LGBT.

Është mbajtur sot kësisoj Parada e parë e Krenarisë në Sarajevë, me rreth 3 mijë qytetarë që i janë bashkuar parakalimit në sheshin kryesor në qytet, sipas Balkan Insight.

Aktivistë të të drejtave të njeriut nga rajoni, përfshirë Kosovën, Serbinë e Maqedoninë, janë bashkuar poashtu në këtë ngjarje që zgjati rreth 2 orë.

Bosnia deri sot ka qenë i vetmi vend ish-jugosllav që nuk e ka mbajtur ende Paradën.

Një ditë më herët, të shtunën është mbajtur një parakalim i organizatave që e kanë kundërshtuar këtë Paradë, duke mbrojtur kësisoj, sipas tyre, vlerat e familjes së shëndoshë dhe tradicionale.

Ende nuk dihet kur do të mbahet Parada e Krenarisë e komunitetit LGBT në Kosovë, e cila tradicionalisht është mbajtur me 10 tetor.

Ky do të jetë viti i tretë që mbahet Paradë në Kosovë, ndërsa paraprakisht janë organizuar disa marshe.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit