MENU
klinika

Do të bisedojnë për negociatat

Partia e Merkel thërret Ramën me ‘urgjencë’

06.09.2019 - 20:41

Gjatë javës së ardhshme, Shqipëria do të jetë në qendër të diskutimeve të Bundestagut gjerman.

Para se të marrë vendimin për ti thënë po ose jo çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Berlini zyrtar do të presë në konsultime kryeministrin Edi Rama.

Sipas burime të Deutsche Welle, Rama pritet të mbërrijë në Berlin me 13 shtator për tu takuar me deputetë e SDU-CSU dhe kryesisht me deputetët krisitandmeokratë e kristiansocialë të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, i cili drejtohet nga nënkryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU-së Johann David Ëadephul (CDU), si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Evropian dhe të Jashtme.

Sipas DW, një pjesë e madhe e deputetëve të CDU/CSU-së janë të prirur t’i japin Shqipërisë një “Po! me kushte”, por ka edhe një pakicë të vogël, por të fortë, që mendon se Shqipëria nuk është ende gati as për këtë.

Burimet thanë se sqarimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, si edhe sqarimi i akuzave për shitblerjen e votave në disa zona do ti shtohen listës së kushteve të paravendosura që Shqipëria duhet të përmbushë.

Vendimin përfundimtar grupi i CDU/CSU-së pritet ta marrë në datën 24 shtator. Qëndrimi i CDU/CSU-së duhet të jetë i njëjtë me atë të qeverisë gjermane dhe të partnerit të koalicionit SPD.

Kjo e fundit, dhe Ministria e Jashtme e drejtuar prej saj, është shprehur qysh më parë për një fillim të menjëhershëm të negociatave me Shqipërinë. Nëse palët arrijnë t’i unifikojnë qendrimet e tyre, pritet që më 27 shtator ky qëndrim të votohet në seancën plenare të Bundestagut.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!