MENU
klinika

"Pronat nuk i merr dot askush, as Edi Rama"

PD takim informal me Komisionin e Venecias

19.09.2019 - 09:54

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Jorida Tabaku, kanë zhvilluar paraditen e sotme një takim informal, i cili nuk ishte përfshirë në axhendë, me delegacionin e Komisionit të Venecias të cilët ndodhen në Shqipëri si pjesë e hartimit të një opinioni për ligjin e Pasurive të Paluajtshme.

Përgatitja e këtij projekt-opinioni financohet përmes kornizës së “Për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, një program i përbashkët i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

Ditën e djeshme ata u takuan edhe me kryeministrin Edi Rama, dhe përfaqësues të grupeve parlamentar të mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa sot ata do të vijojnë takimet me Avokatin e Popullit, por edhe anëteren e vetme të Gykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

  • Axhenda e plotë e delegacionit të Komisionit të Venecias

18 shtator 2019

12:15-13:00 -Takim me Kryeministrin Edi Rama.

16:30 – 17:30- Takim me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

18:00 – 19:00- Takim me grupin parlamentar “Të Pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat.

19 shtator 2019

09:30-10:00 -Takim me Avokaten e Popullit, znj. Erinda BALLANCA.

11:00-12:30 -Takim i përbashkët me perfaqsues te Ministrive.

12:30-13:45- Takim i përbashkët me Agjencitë, përfshirë përfaqësues të ish-agjencive të shkrira.

16:00-17:00- Takim meGjykata Kushtetuese

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve