MENU
klinika

Në premierën botërore

Filmi i parë shqiptar në festivalin e Torontos

08.09.2019 - 16:53

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë një film kosovar është shfaqur në premierën botërore të Festivalit të Filmit në Toronto.

“Toronto International Film Festival”konsiderohet si njëri prej festivaleve më të mëdha në botë.

“Zana” kishte premierën e saj mbrëmjen e së shtunës.

Filmi tregon historinë e një gruaje të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë ndërsa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Protagonistja e filmit, Adriana Matoshi bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Facebook.


“Sonte për herë të parë në historinë shqiptare, premierë botërore në Toronto do të jetë një film kosovar. Kosova ka një histori, ka artistë, një zemër dhe forcë për t’i thënë botës që ne dimë.

Falënderoj të gjithë ata në këtë jetë që besojnë në mua, dhe falënderoj Antonetën që më besoi me këtë rol të fortë të Lumes. Unë kurrë nuk do të arrij vetëm, pa përkrahjen e artistëve, dhe sonte do të ndriçoj me veshjen e Drenusha Xharra. Familja ime e dashur dhe miqtë e mi janë motivimi im!

Sonte do të mbaj duart e juaja sepse e di që do jeni të gjithë me mua. Më uroni fat, ju dua shumë,”-shkroi ajo.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen