MENU
klinika

5 superushqime

Për një supervjeshtë plot mirëqenie e shëndet të mirë

25.09.2019 - 12:36

Ndryshimi i stinëve është një moment impenjativ për organizmin.

Ndryshimet e temperaturës dhe ditët më të shkurtra ndikojnë në mënyrë domethënëse në mirëqenien psikofizike. E bëjnë trupin më të ndjeshëm ndaj disa sëmundjeve. Gjithashtu kemi edhe ndryshim të humorit, nervozizëm e siklete të vogla. Ndryshimet e dritës së diellit ulin prodhimin e serotoninës, kurse uljet e temperaturave na bëjnë të predisopzuar ndaj viruseve e baktereve duke manifestuar dhimbje fyti e ftohje.

Për të eliminuar këto efekte ‘anësore’ të kësaj stine, po ju prezantojmë me superushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe rrisin vitalitetin.

Salmon për të rritur moralin. Ai përmban Omega 3, acide yndyrore të vyera për sistemin nervor. Gjithashtu ndihmon prodhimin e serotoninës, hormon i humorit të mirë.

Hikërr kundër lodhjes. Hikrra furnizon organizmin me një dozë të mirë karbohidratesh për energji gjithë ditën. Përmban gjithashtu minerale, mes të cilave edha kalium, magnez dhe vitamina të grupit B, sidomos B1 dhe B2 për t’u ndier më të fuqishëm.

Bajame për më shumë përqëndrim. Bajamet sigurojnë një miks substancash aleate për funksionimin e mirë të trurit. Përmbajnë yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në çlirimin e serotoninës, dopaminës, noradrenalinës, hormone të kënaqësisë. Sigurojnë edhe tripofan, një aminoacid që favorizon mirëqenien dhe na ndihmon të ndihemi mirë.

Sallatë jeshile për të favorizuar relaksin. Sallata jeshile përmban vitamina të grupit B, të cilat suportojnë sistemin nervor dhe nxisin funksionimin e mirë të organizmit. Gjithashtu mineralet si kaliumi dhe magnezi ndihmojnë për t’u ndier më të relaksuar.

Kivi kundra sëmundjeve. Kivi-t janë një minierë substancash antioksidante që ndihmojnë forcimin e sistemit imunitar dhe luftojnë sëmundjet e stinës.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë