MENU
klinika

"E vetmja garanci për..."

Përçarje mes opozitës? LSI “shuan” dyshimet

17.09.2019 - 09:56

Një ditë pas takimit të kreut të PD Lulzim Basha me aleatët, ku ishte edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ndërsa mungoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasi ndodhet jashtë vendit, Vasili ka shuar sot zërat për përçarje mes opozitës.

Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur për të çuar aksionin opozitar deri në fund.

Nënkryetari i LSI-së tha sot se ka një dakordësi të plotë për platformën që zgjidh krizën.

“Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh. Kriza shumë e rëndë kushtetuese, politike dhe e përfaqësimit. Dakordësi e plotë për platformë që zgjidh krizën. Opozita e bashkuar e vetmja garanci për daljen nga kriza. Opozita kërkon hapjen e negociatave jo demagogjinë e radhës. Opozita e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj. Edi Rama është gjeneruesi e shkaku i krizës dhe jo zgjidhja. Edi Rama i interesuar vetëm që integrimi të dështojë. Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen me koncesione”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve