MENU
klinika

Abuzimi me TVSH

Përfundon seanca maratonë, 9 biznesmenët në arrest shtëpiak

07.09.2019 - 19:16

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë me masën e arrestit shtëpiak disa prej biznesmenëve të arrestuar tri ditë më parë në kuadër të një aksioni antiinformalitet.

Mësohet se pas një seance maratonë e nisur prej mëngjesit të sotëm, trupi gjykues ka vendosur të lirojë me masën e arrestit shtëpiak, 6 prej biznesmenëve të arrestuar. Më konkretisht në arrest shtëpie do të qëndrojnë: Haxhi Sala, Ilija Dimo, Shkëlqim Prodani, Shpresa Joanidhi, Paqësor Buzi, Astrit Lala, Rabi Kurti, Riza Roshi , si edhe Rrapo Baduni..

Ndërkohë në masë arresti burg me afat 20 ditor do të qëndrojnë Vasil Korita, Besnil Pelivani, Vangjush Mbirce, Mhill Ndreca, Ardian Bejkjo si edhe Fatmir Firi.

Prokurorja Elisabeta Imeraj, njëherësh drejtuese e prokurorisë së Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat e krijimit të skemave mashtruese, falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.

15 biznesmenët, që merreshin me rikonstukrimin dhe ndërtimin e rrugë, u arrestuan më 4 shtator me urdhër të prokurorisë, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit.

Biznesmenët dyshohet se përdornin faturat tatimore fiktive, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.

Ndërkohë sot policia e coi në 16 numrin e të arrestuarëve, ndëra vuri në pranga Drilon Bareti, administrator i një firme ndërtimi, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.