Prej orës 19:00 po luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, por sfida që duhet të jetë vitrina e futbollit shqiptar ka degjeneruar në përplasje dhe dhunë mes tifozëve bardhelu dhe atyre të kuq.
Konica.al sjell pamjet e dhunës mes tifozëve, ku disa prej tyre janë përgjakur si pasojë e përplasjes.
Rreth 45 minuta para nisjes së ndeshjes tifozët e dy ekipeve pas ofendimeve kanë zbritur në fushë në pjesën pas portës duke u përplasur mes tyre me grushte, shkelma, flakadanë dhe sende të forta, ndërsa është dashur ndërhyrja e stjuartëve, forcave të rendit për të qetësuar gjendjen, ndërsa në gatishmëri është FNSH-ja.
Bëhet me dije se janë shitur të gjitha biletat, nga 8089 bileta, 1818 i përkasin ekipit mik të Partizanit, dhe pjesa tjetër 6271 vendasve të Tiranës.
Vlen për t’u përmendur fakti se bardheblutë kanë 5 vite që nuk fitojnë ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm, saktësisht nga 10 shkurti i 2014.