04.09.2019 - 16:41
KED ka rinisur verifikimet për Zhaklina Peton, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.
Peto ishte përjashtuar më herët nga gara, pikërisht me vendim të KED.
Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi vendimin e KED-it.
Zhaklina Peto më herët u përjashtua nga gara për shkak të problemeve me pasurinë.
KED mbajti sot një mbledhje dhe në të u thirr një ekspert, që foli për pasurinë e Petos.
Eksperti iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KED dhe të Petos.