Pas martesës me Princin Harry, Meghan Markle ka shkëputur çdo kontakt me motrën dhe ta atin e saj.
Samantha dhe Thomas dalin shesh në deklarata shokuese ku tregojnë se marrëdhënia me Meghan nuk është aspak e mirë dhe se dukesha nuk ka ndermend të afrohet me ta.
Ditën e djeshme Meghan në një deklaratë për “Daily Mail” tha se babai i saj kishte shpresuar se pasi të bëhej nënë, ajo do të afrohej me të.
Gjë, e cila siç duket nuk ka për të ndodhur kurrë. Burimet mbretërore kanë pohuar se si Meghan ashtu edhe bashkëshorti i saj nuk kanë ndërmend ta lejojnë djalin e tyre, Archie të takohet me gjyshin e tij.
Vendimi i tyre i ka habitur të gjithë, megjithatë Meghan dhe Harry e kanë parësore mbrojtjen e vogëlushit.