MENU
klinika

Tragjedi në brigjet greke

Përmbyset varka, vdesin disa persona, mes tyre dhe fëmijë

27.09.2019 - 16:18

7 persona humbën jetën pas përmbysjes së një varke Turke në brigjet greke, në afërsi të ishullit të Oinousses të Chios.

Sipas Autoritetit Portual, nga përmbysja e varkës humbën jetën  katër fëmijë, një foshnje dhe dy gra.

Polumbarët bënë të mundur nxjerrjen e kufomave, të cilat u transpotuan me anijë në portin e Chios.

Deri më tani janë shpëtuar 12 persona, përfshirë pesë burra, tre gra, tre fëmijë të vegjël nën 6 vjeç dhe një 12-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, gjithsej në anije ishin 19 dhe thuhet se po përpiqeshin të largoheshin nga Turqia, për ti shpëtuar regjimit të Erdogan.

Në vendin e ngjarjeskanë mbërritur notar Portit, Frontex, avionë dhe helikopter.

Anija e pasagjerëve “Rhodes Island” që lundronte në zonë u mobilizua menjëherë, duke marrë pjesë në një operacion kërkimi që u zhvillua shpejt në një shpëtim.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi