MENU
klinika

Deklarata e ministres

Përmbytjet/ Flet Xhaçka: Situata e stabilizuar, po punohet intensivisht!

24.09.2019 - 17:04

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një deklarate për mediat deklaroi se janë gjithsej 105 banesa në Tiranë që janë përmbytur.

Xhaçka u shpreh se probleme ka pasur jo vetëm në Tiranë, por edhe në Kamzë, sikundër në Fushë Krujë, por edhe në Kurbin, Lezhë e Shkodër. Xhaçka ka dhënë detaje për situatën në rrethet në fjalë.

“Testuam Mbrojtjen Civile. Përmbytjet kanë sjellë fluks të madh uji. Institucionet kanë koordinuar punët për të përmirësuar situatën. OSHEE ka punuar gjatë gjithë natës, për të rregulluar disa shtylla. Banorët që janë prekur, institucionet iu janë gjendur pranë. Në qarkun e Tiranës, 105 banesa janë përmbytur. Edhe bluzat e bardha kanë bërë punë të mirë.

Situata pritet të normalizohet. Probleme kishte në Kamzë. Edhe në Fushë Krujë kemi pasur probleme, për shkak se në këtë zonë, disa zona administrative ka vërshime më të larta. Aktualisht ka 10 familje në Larushë dhe 8 familje në Bubq ka probleme. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka rreziuar banesat e ndërtuara pranë lumit. Në Lezhë, situata është normalizuar pasi kishte përmbytje në lagjen besëlidhje.

Probleme ka pasur edhe në Laç. Në qarkun Shkodër, pavarësisht reshjeve të dendura, në 5 bashkitë nuk ka probleme. Problemet janë të kufizuara. Situata është thuajse e tejkaluar, por ne do jemi pranë gjithnjë të qytetarëve”, deklaroi Xhaçka.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin