MENU
klinika

Historia e Ilirisë

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

01.09.2019 - 13:27

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë dhe profesorë të nderuar të historisë antike.

Është figura më e jashtëzakonshme e Ilirisë së Jugut që ka një vend të veçantë në historinë antike të Mesdheut, ku kjo e fundit cilësohet si djepi i qytetërimit evropian.

Si çdo figurë e madhe dhe e glorifikuar, Pirroja i Epirit ka qënë subjekt i kreativiteteve më pjellore në fushën e artit, qoftë pikturë, skulpturë, mozaik etj. Pikturat të famshme me protagonist Pirron paraqiten të kompozuara nëpër beteja, si ajo e Herakleas apo dhe zbarkimi i tij në Itali me elefantët.

Por pikturat më me interes na shfaqet kur ai ishte një bebe, dhe rritej në oborrin e mbreti Glauk. Pikturat paraqesit mbretin Glauk dhe Pirron e vogël, foshnje të brishtë, që mundohet të kapet tek froni i Glaukut, duke i dhënë kështu një konatacion që të jep idenë se ajo foshnje e dinte fatin e saj të lavdishëm në një ardhme të largët.

E vetëformon psikikën në atë mënyrë duke besuar se edhe ai një ditë do të ulej në një fron me lavdi.

Piktura më e famshme e këtij episodi të hershëm të Pirros është realizuar nga Nicolas-René Jollain në vitin 1779.

Piktura tjetër është realizuar François-André Vincent, mendohet në shek. XIX.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale