MENU
klinika

Merkato ka trazuar ambientin katalanas

‘Plas’ tek Barcelona/ Lojtarët shpërthejnë ndaj klubit!

04.09.2019 - 20:11

Situata nuk është e mirë brenda dhomës së zhveshjes tek Barcelona, me shumë lojtarë të skuadrës që ndjehen të mashtruar pas mbylljes së merkatos.

Ernesto Valverde nuk ka vetëm punë në aspektin taktik pasi ai duhet t’i motivojë disa nga lojtarët e tij që klubi nuk mundi t’i shesë.

Shumica e skuadrës, sidomos lojtarët veteranë, ishin pro rikthimit të mundshëm të Neymar.

Pritej te kthehej MSN me Lionel Messin, Luis Suarezin dhe Neymarin, pasi ishin pikërisht këta dy që i kërkuan presidentit Josep Maria Bartomeu dhe bordit të bënin gjithçka që ta merrnin brazilianin.

Ivan Rakitic është i zhgënjyer për mënyrën se si klubi u përpoq ta përdorte atë si pjesë të një marrëveshje për Neymarin, ndërsa ai është i irrituar edhe me trajnerin Valverde.

Një nga lojtarët që nuk ndjehet aspak mirë është Ousmane Dembele, që po ashtu ishte në bisedime për largim.