MENU
klinika

"Po bëhen punime selektive"

“Po jetojmë në kasolle”, banorët e Qafëzezit nisin protestat

14.09.2019 - 12:08

Banoret e Qafëzezit në qarkun e Korçës kanë zhvilluar këtë të shtunë një protestë ndërsa shprehen se po kryhen punime selektive në shtëpitë, të cilat u shkatërruan dhe pësuan dëmtime nga tërmeti i 1 qershorit.

Qytetarët i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë që t’i ndihmojë pasi siç shprehen ata, pushteti vendor vijon të mos i konsiderojë duke kryera punime tërësisht selektive.

Gjatë protestës, qytetarët i thanë gazetares Lorena Kodra se jeta e tyre është në një situatë alarmante.

“Jemi në qiell të hapur. Po flemë në kasolle. Askush nuk mendon për ne. Lista është selektive me anë të partive. Jemi në situatë alarmante. Po na gënjejnë. Duam zgjidhje. Dimri po afron dhe s’kemi ku shkojmë. I lutemi kryeministrit të vëre dorë dhe të na ndihmojë. Të ngrihet komision nga qeveria sepse pushteti këtu po na vjedh”-u shprehen ata.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit