04.09.2019 - 22:06
Një valë e madhe arrestimesh është kryer këtë mbrëmje në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit.
Mësohet se arrestimet janë bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve.
Deri më tani në pranga kanë rënë të paktën 20 persona, shumica e cilëve janë biznesmenë, pasi akuzohen për shmangie të detyrimeve tatimore. Ndërkohë, bëhet me dije se aksioni vijon edhe në këto momente.