MENU
klinika

Dy kontenierë me drogë

Porti i Durrësit “mbulohet” nga kokaina

26.09.2019 - 19:02

Një grup i trafikimit të kokainës drejt Shqipërisë është kapur prej policisë greke dhe asaj shqiptare. CNN grek raporton se 45 kg kokainë është gjetur në dy kontenierë në portin e Pireut e cila kishte destinacion Durrësin.

Bëhet me dije se oficerët në Pire kanë ndjekur dy kontenierët dhe kontaktuan menjëherë me autoritetet shqiptare që t’i linin ato të kalonin për të mos ngjallur dyshime.

Të dy kontejnerët dolën nga Dogana e Pireut, të ngarkuar në një anije me destinacion Durrësin më 14/09/2019. Anija është shkarkuar në Durrës në datë 17/09/2019 dhe u vendos nën mbikëqyrje nga autoritetet shqiptare.

Më datë 20/09/2019, sipas autoriteteve shqiptare tre persona iu afruan kontejnerit në zonën e lirë të Durrësit dhe kur kuptuan se po monitoroheshin ata u përpoqën të shpëtonin. Personat janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe të tjerët janë në kërkim, shkruan CNN grek.

Departamenti i Falsifikimit i Zyrës Doganore të Pireut u njoftua nga kreu i autoriteteve shqiptare në 24/09/2019 se të paktën katër persona janë të përfshirë në këtë çështje dhe se çështja po vazhdontë hetohet.