17.09.2019 - 08:24
Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, pritet të mbërrijë sot në Tiranë, ndërsa është zbardhur edhe axhenda e takimeve.
Sipas axhendës zyrtare, Donald Tusk do të takojë kryeministrin Edi Rama në orën 15:00, ku në fokus do të jetë do të jetë çështja e hapjes së negociatave.
Pas takimit me kreun e qeverisë Rama, kreu i KiE do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35 .
Vizita e tij në Shqipëri vjen një muaj para vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Tusk do të vizitojë më parë Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së hënë dhe të sot pasdite pritet të mbërrijë në Shqipëri.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çfarë thotë Presidenti i KE-së
BE zgjerohet? A do përfshihen Shqipëria dhe M. e Veriut?
Artikulli i Reuters