Banka e Shqipërisë ka prezantuar ditën e sotme serinë e re të kartëmonedhave të reja.
Në ceremoninë e zhvilluar, guvernatori Gent Sejko tha kartëmonedhat e reja vijnë të rifreskuara dhe me elemente sigurie të përmirësuara duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.
“Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar.
Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
Sejko shtoi se kartëmonedhat do të dalin në qarkullim në mënyrë graduale.