MENU
klinika

Arsyeja është vërtet interesante

Pse Meghan Markle refuzon të humbasë peshë pas lindjes?

06.09.2019 - 16:54

Vajzat e famshme janë gjithnjë në nxitim për të demostruar trupat e tyre pas lindjes.

Epo, nuk janë vetëm vajzat e famshme-gratë e zakonshme gjithashtu ndihen të etura për të shfaqur format e tyre pasi kanë sjellë në jetë fëmijët. Sidoqoftë, Meghan Markle e cila së fundmi ka lindur një fëmijë, nuk është e fiksuar me këtë ide të zakonshme. Bright Side ka zbuluar pse Meghan ka vendosur të mos e ndjekë turmën duke mos humbur kilet pas lindjes:

Dukesha e Sussex-t ka bërë disa dalje publike që nga lindja e djalit të tyre të parë dhe mesa është vënë re, ajo ka fituar më shumë peshë pasi u bë nënë.

Sigurisht, njerëzit nisën ta krahasonin atë me Kate, e cila doli menjëherë pas lindjes në hyrje të maternitetit me dy djemtë dhe vajzën në duar. Meghan e theu këtë traditë dhe doli pas 2 ditësh për t’ia prezantuar djalin botës, por dukej ndryshe nga Kate.

Kur Meghan u shfaq në publik me fustanin e bardhë, disa njerëz e kritikuan, duke thënë se ajo mund të kishte veshur diçka më të lirshme për të fshehur kilogramët shtesë.

Sidoqoftë, kishte nga ata që e mbështetën dhe madje e falënderuan për ndershmërinë, përçimin e një mesazhi pozitiv mbi trupin. Mbështetësit e saj u shprehën se ajo ka frymëzuar gratë e tjera në mbarë botën për të mos u ndjerë të turpëruara pas lindjes.

Mirëpo, çfarë po ndodh me Meghan Markle pas lindjes?

Meghan mesa duket ka refuzuar çdo lloj diete gjatë ushqyerjes me gji. Eksperti mbrëtëror, Katie Nicoll është shprehur se Meghan nuk e ka filluar palestrën dhe se po e shijon këtë periudhë. Ajo është e kënaqur me veten e saj.

Ajo vendosi të zgjedhë një mënyrë “revolucionare” dhe të tregojë si ndryshon trupi i një gruaje, pavarësisht nëse ajo është një personazh i famshëm ose jo.