MENU
klinika

Një minierë mineralesh dhe vitaminash

Pse nuk duhet ta ndani fikun nga tryeza gjatë sezonit!

03.09.2019 - 17:53

Fiku është një nga frutat më të ëmbël të vjeshtës, që nuk duhet të mungojë në shportën e ushqimeve të shtatorit!

Ndonëse nivelet e sheqerit janë shumë të larta tek ky frut dhe njerëzit që vuajnë nga diabeti nuk duhet t’i konsumojnë, ka plot vlera të tjera ushqyese, lëndë, minerale e vitamina për t’u ofruar njerëzve të tjerë.

Një nga arsyet pse ju duhet të konsumoni fiq është përqindja e lartë e magnezit që ai përmban. Magnezi është një nga mineralet thelbësore që mbrojnë sistemin nervor nga radikalet e lira.

Është shumë i rëndësishëm për kockat, imunitetin, shëndetin e trurit dhe vlen për t’u përmendur se fiqtë e thatë përmbajnë trefish më shumë magnez se ata të freskët.

Në përbërje të tij, përveç ujit, fiku përmban shumë sheqer; nuk mungojnë as fibrat dhe mineralet (mes të cilave potasiumi që rregullon presionin e gjakut, fosforin, hekur, sodium etj). Fiku është i pasur në vitaminë B (B1, B2, B3 dhe B6), C dhe A.

Rregullimi i sistemit tretës është një karakteristikë e tij. Shikimi, lëkura dhe kockat përfitojnë gjithashtu prej konsumit të fikut. Fiku ka nivel shumë të ulët të yndyrave dhe përmbajtje më të lartë të fibrave se sa çdo frut tjetër.