19.09.2019 - 15:51
Një banesë private është përfshirë nga flakët rreth orës 15:15 të ditës së sotme pranë Poligonit në Qytet Studenti.
Fillimisht zjarri ka rënë te shkurret dhe barishtet te Poligoni, ndërsa më pas është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një banesë që ndodhet pranë.
Banorët me mjete rrethanore, por edhe zjarrfikësja po vijojnë luftën me flakët për të shuar zjarrin.
Sipas raportimeve, era e cila ka nisur ne kryeqytet po favorizon flaket qe po dalin jashte kontrollit, duke rrezikuar baneset dhe konviktet perreth.
Zjarrfikesit kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe po tentojnë shuarjen e flakëve.