MENU
klinika

“Katrahurë për të plotësuar dështimin e miqve”!

Rama “godet” Metën nga Praga me mesazhet e ministrave të tij

12.09.2019 - 16:33

Kthimi për shqyrtim në Kuvend i disa projektligjeve të qeverisë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë një ndër temat kryesore të diskutimit në seancën e sotme plenare, teksa në fund mazhoranca socialiste ka votuar kundër të gjitha dekreteve të Kreut të Shtetit.

Ministrat kanë sqaruar në foltoren e Kuvendit arsyet, pse sipas tyre, vendimi i Metës për t’i kthyer këto ligje është i gabuar. Ndërkohë, një gjë të tillë e ka bërë edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili ndonëse nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, ka gjetur kohë për të bërë sqarimet e tij në “Facebook”.

Nga Praga, ku po merr pjesë në Samitin e Vishegradit, Rama ka shpërndarë fjalimet e ministrave në faqen e tij të “Facebook”, të cilët sulmojnë Presidentin Meta, duke thënë se ai i ka refuzuar ligjet thjesht dhe vetëm sepse janë të mazhorancës, dhe se katrahurën me dekrete e çdekrete e bën për të plotësuar dështimin e miqve të tij.

  • Një pjesë e mesazheve të dhëna sot nga ministrat e PS dhe të shpërndara nga Rama:

“Koha rekord me të cilën Ilir Meta shqyrtoi, analizoi dhe vendosi për t’i kthyer ligjet në Kuvend flet për qëllimin e vërtetë të Ilir Metës. Katrahurën me dekrete e zhdekrete e bën për të plotësuar dështimin e miqve të tij të luftës dhe që ngushëllimin e gjejnë tek Presidenca”, tha Spiropali.

“Ligji për partneritetin publik privat. Ndryshimet e miratuara në ligj janë të konsultuara me FMN, Bankën Botërore dhe SIGMA. Ato e përafrojnë ligjin me standardin ndërkombëtar, heqin në sektorin e transportit rrugor mundësinë e ofertës së pakërkuar dhe përmirësojnë rolin e Ministrisë së Financave”, theksoi Ahmetaj.

“Ligji për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit. Ky ligj siguron zhvillimin e qëndrueshëm të territorit. Projektligji i miratuar në korrik të këtij viti solli ndryshime cilësore dhe përmirësime te ligjit ekzistues për zhvillimin e territorit”, u shpreh Gjylameti.

“Ligji për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit. Nuk çuditem nga kthimi i këtij ligji, pasi Ilir Meta ka kthyer 9 ligje në Kuvend. Presidenti e refuzon ligjin, thjesht e vetëm sepse ky ligj vjen nga kjo mazhorancë”, deklaroi Xhaçka.

“Ligji për Qeverisjen Vendore dhe kthimi i pakuptimtë që i bëri Ilir Meta”, tha Fino.

Gjithashtu, Rama komenton edhe vendimin e mazhorancës për të rrëzuar kandidaturën e Ilir Metës për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milo.

Lidhur me këtë, Rama shpërndan fjalën e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha nga foltorja e Kuvendit se duhet zgjidhur ngërçi i krijuar për shkak të propozimit të kandidaturave të papërshtatshme nga Meta për në krye të KLSH.

“Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Votojmë kundër kandidaturën e propozuar nga Ilir Meta, me arsye tërësisht të qëndrueshme. Dua të theksoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së këtij ngërçi të krijuar për shkak të propozimit të kandidaturave të papërshtatshme, nga ana e Ilir Metës. Kam dakordësinë edhe të grupeve të tjera për nevojën e diskutimit më të thellë për këtë çështje”, tha Balla. (Pjesë e fjalës së tij e shpërndarë nga Rama).

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!