21.09.2019 - 22:25
Pas qeverisë kryeministri Edi Rama ngre më këmbë edhe deputetët socialistë për shkak të tërmeteve. Kreu i qeverisë ka thirrur një mbledhje emergjente të grupit parlamentar socialist paraditen e nesërme.
Mbledhja do të zhvillohet nesër rreth orës 11:00 në Kryesinë e Kuvendit. Po përveç deputetëve në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministrat dhe krerët e bashkive.
Kreu i qeverisë anuloi udhëtimin drejt SHBA dhe u kthye me urgjencë nga Gjermania duke lajmëruar mbledhjen e qeverisë në orën 23:30.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Largohen nga çadrat
11 ditë nga tërmeti/ Banorët e Korçës strehohen në shkolla
“Faleminderit Zotit, nuk zgjati shumë”