MENU
klinika

Hapen 100 vende pune

Riinvestimi në sektorin automotiv arrin në 500 mijë euro në 2020-ën

23.09.2019 - 18:18

Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) po punon në përgatitjen e terrenit për investime të reja dhe është e angazhuar në mbështetjen e tyre në çdo hap rritjeje.

Sektori automotiv është duke u zhvilluar me shpejtësi në vendin tonë dhe të gjitha institucionet palë në lehtësimin e procedurave për këtë sektor janë duke bashkërenduar forcat dhe duke hapur mundësitë reale të investimit.

Investitori i huaj që po operon në këtë sektor në vendin tonë është një ndër kompanitë, të cilën AIDA e ka ndjekur që prej pikënisjes së rrugëtimit në Shqipëri. Përtej disponimit të informacionit mbi fondet, forumet dhe panairet kombëtare e ndërkombëtare të sektorit automotiv, stafi i AIDA-s, ka asistuar në planifikimin e riinvestimit të kompanisë.

Ky plan riinvestimi ka përllogaritur afërsisht 100 vende të reja pune deri në fund të vitit 2019 dhe 300.000 deri në 500.000 euro investime të reja në makineri deri në fund të 2020.

Proceset që AIDA i asiston investitoreve të huaj nuk përfundojnë vetëm me periudhën përpara nisjes së veprimtarisë, por edhe në procesin post, atë që quhet “AfterCare”, kujdesi në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë problematikat e biznesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN