MENU
klinika

Fakte historike

Roli i shqiptarëve në Greqinë e shek.XIX

27.09.2019 - 09:13

Roli që kanë luajtur shqiptarët në rigjenerimin e Greqisë ka qenë njohur prej gjithë historianëve francezë, anglezë dhe gjermanë.

Në librin e tij “Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë”, Mit’hat Frashëri citon disa studiues të cilët kanë thënë të vërtetën për ndikimin që shqiptarët kanë patur në Greqi, ndryshe nga sa vetë grekët eufemizojnë faktet historike.

J.S. Bartholy, studiues anglez shpjegon në librin e tij “Udhëtim në Greqi në vitet 1803-1804” se i vetmi element i aftë për të ushtruar një ndikim mbi fatin e Greqisë ka qenë ai i shqiptarëve. Grekët vetë nuk kishin energji.

“Mund të mbështetem me plotë gojën në guximin e shqiptarëve për të cilët grekët nuk pushojnë së ngrituri në qiell veprimet heroike në Sul dhe ku ata janë përpjekur që të rradhitin trimërite e tyre përkrah sprtanëve dhe athinasve” – citohet të ketë thënë Barthology teksa evidenton se përpos se banojnë në Greqi asgjë nuk i lidh shqiptarët me helenët.

Mit’hat Frashëri merr shkas nga ky koment për të vlerësuar më tej aktivitetin energjik të shqiptarëve, përmes një tjetër autori, Depingut (Greqia ose këndvështrimi topografik i Livadhisë) i cili thotë:

“Shihet qartë se shqiptarët duke u përzier në ndonjë ishull ( i referohet ishullit grek të Hydras) të Arkieplagut kanë krijuar në Greqi një energji që plogështia lindore e kishte mbytur”

Cilësitë e shqiptarëve si popull janë përmendur edhe nga vetë Pukvil, ky francez që për shkaqe politike nuk e donte Shqipërinë është i detyruar ta nderojë:

“Nëse vrojtojmë kolonitë e tyre në Korinth, Argos dhe Atikë do të shikojmë sesi shqiptarët kanë përmirësuar jetesën duke ruajtur energjinë. Për këte bindemi kur shikojmë sesa më lart qëndrojnë ata nga grekët për nga mençuria dhe ekonomia shtëpiake.” – shkruan Pukvil në shënimet e tij voluminoze të botuara pas udhëtimit në Greqinë e shekullit të XIX.

Frazat e cituara më lart konfirmojnë përmes dëshmive historike se shqiptarët kanë pasur një rol të rëndësishëm jo vetëm në pavarësinë e Greqisë por edhe të përparimit të saj ekonomik, pa të cilin Greqia nuk do të mund të ngrihej as moralisht, as materialisht.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen