15.09.2019 - 22:23
Pas 2 barazimesh ndaj Genoas dhe Lazios, Roma mori fitoren e parë në këtë sezon të Serie A pasi mposhti me goleadë Sassuolon.
Kryeqytetasit triumfuan me shifrat 4-2 në Olimpico në një ndeshje të cilën Roma e zgjidhi që në pjesën në të cilën shënoi 4 gola dhe nuk pësoi asnjë ndërkohë që në fraksionin e dytë Sassuolo shënoi dy herë dhe u përpoq të rikthehej në ndeshje por në fund u largua pa pikë.
Për Romën realizuan me rradhë Cristante, Dzeko, Mkhitaryan që debutoi me gol me skuadrën verdhekuqe dhe Justin Kluivert.
Për Sassuolon në pjesën e dytë realizoi dy herë Domenico Berardi i cili është edhe kryegolashënues i Serie pas 3 javësh me 5 finalizime.