MENU
klinika

Në 8 muaj 43 mln € eksporte

Rriten shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë

10.09.2019 - 21:45

Bashkimi doganor midis Shqipërisë dhe Kosovës që ishte parashikuar të hynte në fuqi plotësisht në muajin qershor, mesa duket ka mbetur pezull.

Pavarësisht kësaj shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm. Dogana e Kosovës se në tetë muajit e këtij viti tregtia është forcuar pasi eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë janë rritur me 43 milion euro apo 7.6 % me shume se viti i kaluar.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Nga ana tjetër importet nga Shqipëria kane shënuar rritje te madhe duke arritur ne 151.2 milion euro apo 20% me shume se viti i kaluar. Të dhënat e siguruara për periudhën janar – tetor tregojnë se vendi ynë ka eksportuar drejt Kosovës trefish më shumë se sa ka importuar nga Prishtina. Si shkak për nivelin e ulët të eksportit të Kosovës, qeveria atje ta bërë tarifën e rrugës së Kombit dhe skanerin në doganë.

Të dyja këto taksa janë janë kontestuar shumë nga qeveria e Kosovës, të cilat janë konsideruar nga zv kryeministri në Detyrë i Kosovës Fatmir Limaj si barriera përçarëse për tregtinë e dy vendeve.
Ndërkohë qershori ishte afati i fundit për implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në nëntor të vitit 2018, ato ende nuk janë venë në zbatim.