MENU
klinika

Kush do të marrë shtesën maksimale

Rritje pensioni për 23 mijë persona!

16.09.2019 - 16:53

Më shumë se 23.400 persona që kanë punuar apo punojnë ende në miniera, industrinë e naftës, gazit dhe në metalurgji do të kenë mundësi të përfitojnë pension suplementar, përveç masës së përfitimit që marrin nga pensioni i pleqërisë.

Ligji më i fundit i miratuar në parlament, u jep mundësi këtyre kategorive që kanë kryer apo kryejnë ende punë të vështira në këto tre sektorë të veçantë të ekonomisë për të pasur një trajtim financiar më të mirë se ai që kanë pasur deri më tani. Kështu, përveç pensionit të pleqërisë, masa e pensionit suplementar që do të marrin sipas këtij drafti varion nga 0.6 deri në 1 për qind shtesë për çdo vit pune në profesion të siguruar. Fondi që do të vihet në dispozicion për një vit arrin në 1. 4 miliardë lekë

Voltiza Duro: Më shumë se 23.400 persona që kanë punuar apo punojnë ende në miniera, industrinë e naftës, gazit dhe në metalurgji do të kenë mundësi të përfitojnë pension suplementar, përveç masës së përfitimit që marrin nga pensioni i pleqërisë.

Ligji më i fundit i miratuar në parlament, u jep mundësi këtyre kategorive që kanë kryer apo kryejnë ende punë të vështira në këto tre sektorë të veçantë të ekonomisë për të pasur një trajtim financiar më të mirë se ai që kanë pasur deri më tani.

Kështu, përveç pensionit të pleqërisë, masa e pensionit suplementar që do të marrin sipas këtij drafti varion nga 0.6 deri në 1 për qind shtesë për çdo vit pune në profesion të siguruar. Fondi që do të vihet në dispozicion për një vit arrin në 1. 4 miliardë lekë

Kategoritë përfituese
Përfitues të trajtimit të veçantë sipas këtij ligji do të jenë të gjithë personat që kanë dalë në pension në bazë të ligjit të vitit 1966, atij të vitit 1993 dhe pensionistët që kanë përfituar sipas ligjit të vitit 2014 dhe të gjithë personat që kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës e të gazit dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhimit, sizmikës, gjeofizikës kantieriale, përpunimit dhe transportit me naftësjellës dhe gazsjellës, si dhe punonjësit që kanë punuar në metalurgji.

Sa i përket vjetërsisë në punë dhe periudhat e sigurimit për ata që janë aktualisht në pension, ligji njeh përcaktimet që kanë bërë ligjet e mëparshme për këto kategori. Ndërsa për ata që kanë kryer proceset e punës në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës dhe në metalurgji pas vitit 1993, do të njihen për efekt përfitimi sipas këtij ligji, kur ato janë kryer dhe janë dokumentuar, pavarësisht nëse të punësuarit kanë kryer aktivitet ekonomik, në subjekte me kapital plotësisht ose pjesërisht shtetëror si dhe në subjekte private. Periudhat e sigurimit të pambuluara me kontribute të paguara në fondin e sigurimeve shoqërore nuk njihen të vlefshme për këtë ligj.

Masa e përfitimit
Personave të këtyre tri kategorive u sigurohen përfitime suplementare mbi ato të përcaktuara në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, në tri mënyra, si pension për shkak të profesionit (llojit të punës), shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe shtesë mbi pensionin e invaliditetit. Përcaktimi i vjetërsisë për ish-punonjësit që kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Ndërsa për ish-punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit në profesione e punë që hyjnë në kategorinë e parë, mosha për burrat për të dalë në pension është 55 vjeç dhe për gratë 50 vjeç, ndërsa periudha e përgjithshme e sigurimit respektivisht do jetë 30 vjet dhe 25 vjet.

Nga këto, vjetërsia në punë të kategorisë së parë do jetë 15 vjet për burrat dhe 12.5 vjet për gratë. Ndërsa për ish-punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit në profesione e punë të kategorisë së dytë, mosha e daljes në pension do jetë 60 vjeç për burrat dhe 55 vjeç për gratë. Ndërkohë që periudha e sigurimit të përgjithshëm do jetë 30 vjet për burrat dhe 25 vjet për gratë, ndërsa vjetërsia në punë do jetë respektivisht 20 dhe 15 vjet. Të njëjtat kritere dhe periudha përcaktohen edhe për ish-punonjësit që kanë punuar në metalurgji.

Ish-punonjësit e nëntokës, sipas përcaktimeve në këtë ligj të cilët kanë përfituar, ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfitojnë shtesë pensioni për çdo vit periudhe sigurimi 1% e masës së pensionit të pleqërisë. Ndërsa punonjësit e industrinë së naftës e gazit dhe punonjësit e metalurgjisë 0,6% e masës së pensionit të pleqërisë për çdo vit pune në profesion të siguruar. Nisur nga dyshemeja e viteve në profesion që është 12.5 vite, rezulton se masa më e ulët e përfitimit do jetë 12.5 për qind e pensionit të pleqërisë, ndërsa masa maksimale mund të shkojë deri në mbi 20 për qind, kjo në varësi të viteve të punës në profesion.

Relacioni
Në relacion thuhet se bazuar në të dhënat që disponohen, si dhe në numrin aktual të punësuarve në industrinë e naftës, parashikohet që numri i personave që përfitojnë të arrijë në rreth 7 600, nga 12 500 që përllogaritej të ishte para ndryshimeve, me një efekt financiar vjetor rreth 720 milionë lekë. “Në projektligjin fillestar, efektet financiare ishin parashikuar rreth 400 milionë lekë. Numri i përfituesve minatorë parashikohet të jetë rreth 13 300 persona dhe efekti përllogaritet rreth 520 milionë lekë në vit, ndërsa, për metalurgjinë, numri i përfituesve parashikohet të jetë rreth 2 500, me një efekt financiar rreth 220 milionë lekë.

Gjithsej, parashikohet të jenë 23 400 përfitues me efekt financiar vjetor 1 460 milionë lekë”-thuhet në relacion. Sipas ndryshimeve të bëra në vitin 2014, minatorët dalin në pension në moshën 55 vjeç. Ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët, mosha e daljes në pension për gratë është 58 vjeç, ndërsa për burrat 60 vjeç. “Në vitet e përgjithshme të sigurimit, përveç punës në industrinë minerare dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore apo në sektorin privat, janë përfshirë edhe puna në ish-kooperativa, vetëpunësimi në bujqësi si dhe koha e trajtimit të tyre me pagesë papunësie, në asistencë apo në trajtim financiar të veçantë, periudha, për të cilat është paguar kontribut minimal nga vetë përfituesit ose janë mbuluar me kontribute minimale nga shteti”, thuhet në relacionin që shoqëron ligjin e ri.

Financimi
Kontributi që paguhet për mbulimin e përfitimeve të pensioneve për shkak të profesionit, përcaktohet në masën 5% të pagës bruto dhe ndahen 3 % nga punëdhënësi dhe 2 % nga punëmarrësi. Kontributi që paguhet për mbulimin e përfitimeve shtesë mbi pensionin e pleqërisë përcaktohet në masën 5 % të pagës bruto dhe ndahet 2.5 % nga punëdhënësi dhe 2.5 % nga punëmarrësi.

Guvernatori takim me ekipin e Bankës Botërore

Çfarë garanton anëtarësimi i vendit në SEPA?

“Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë!”

Rama: Dy bonuse në vit për pensionistët

Rroga mesatare në sektorin privat ka vijuar të rritet, por…

Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”!