Deputetja Rudina Hajdari, ndërsa ka komentuar situatën politike në vend, theksoi dhe njëherë se nuk është penduar që nuk e dogji mandatin.
Hajdari u shpreh se parlamenti është djepi i demokracisë.
“Zgjodha rrugën e duhur, jo vetëm unë por i gjithë grupi parlamentar, për të thënë që është djep i demokracisë dhe përballë cdo lloj qeverie, i vetmi vend ku mund të përballemi është parlamenti , aty bëhen ligjet” u shpreh Hajdari.
Lidhur me kritikat, sa i takon lapsuseve gjatë fjalimeve në Kuvend, Hajdari tha se është njerëzore të bësh gabime, ndërsa shtoi se kritikat e bëjnë më të fortë.
“Të bësh gabime është njerëzore nuk jam njeri perfekt, kam gabimet e mia, nuk është problem për shqiptarët. impenjimi kryesor, të shpalos gjëra te reja e problematika që shqetësojnë shqiptarët sot dhe të mos tërheqin vëmendjen.
Nuk është e lehtë të bësh deklarata të tilla, por është e nevojshme duhet një njeri që të thotë atë c’ka po ndodh. Jam mësuar tashmë, kritikat më bëjnë më të fortë nuk më shqetësojnë, rrjetet sociale mundohem mos i ndjek shpesh është krijuar një rreth vicioz ndoshta edhe i koordinuar”, u shpreh Hajdari.