MENU
klinika

Mësojeni!

Sa e rrezikshme është të marrësh medikamentet me alkool?

15.09.2019 - 20:16

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur njeherë t’i kemi pirë ilaçet me një pije tjetër që nuk është ujë.

Lëngjet e frutave apo ato të gazuara nuk përbëjnë problem, por çfarë keni bërë nëse “orari i ilaçit’ ju ka kapur në një bar?

Me siguri keni kthyer gotën me alkool pa u shqetësuar, por realisht sa e rrezikshme është kjo?

dhimbje koke nga alkooli-konica.al

Disa antibiotikë të veçantë me përmbajtje Metronidazole, tinidazole, dhe trimetoprima-sulfametoksazoli nuk duhet të përzihen me alkool sepse mund t’ju shkaktojnë reaksion, dhimbje koke, rrahje të shpejta zemre dhe të vjella.

Për sa i përket antibiotikëve të tjerë, në pamundësi të ujit mund t’i pini me një sasi të vogël alkooli dhe efektiviteti i medikamenteve nuk do të pengohet.

Por ka arsye legjitime pse shumë shpesh mjekët ndalojnë përzierjen e ilaçeve me alkool, ndaj sigurohuni që gjithmonë ilaçet t’i merrni me ujë, apo pije të cilat nuk kanë përqindje alkooli.