14.09.2019 - 20:14
Në ndeshjen e dytë si titullar me skuadrën e tij të re, Malagën, Armando Sadiku ka arritur të gjejë golin, duke u dhënë të tijve një pikë në transfertën ndaj Mirandesit.
Sulmuesi elbasanas u transferua te Malaga në orët e fundit të merkatos dhe mori vendin e titullarit, ndërsa sot shënoi në minutën e 54-t, duke i dhënë ekipit avantazhin e përkohshëm.
Gjithsesi takimi u mbyll në barazim 1-1, pasi Mirandes gjeti 15 minuta para fundit.
Ndërkohë, në fushë për Malagën, ishte edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare Keidi Bare.