02.09.2019 - 17:27
Samir Ujkani është pothuajse një lojtar i Torinos.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës do të jetë zëvendësues i Salvator Sirigu.
Portieri shqiptar thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Torinon dhe aktualisht po kompleton testet mjekësore në Piedmontese.
Ujkani u largua nga skuadra turke Rizespor, ndërsa ajo italiane do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare me mundësi vazhdimi.
Gardiani i ‘Dardanëve’ tashmë e njeh shumë mirë Serie A-në, pasi në të kaluarën ishte pjesë e skuadra si, Palermo, Novara, Chievo, Verona dhe Genoa, po ashtu edhe në Serie B te Latina, Pisa dhe Cremonese.
Ai pritet që në orët në vazhdim të prezantohet te Torino, që do të jetë dhe rikthimi i tij i madh në Serie A.