MENU
klinika

Ja çfarë ka ndodhur

Shmanget tragjedia në Lezhë, ndërhyjnë FA

09.09.2019 - 09:32

Shmanget një tragjedi e mundshme në Manati të Lezhës.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ndarë me ndjekësit e saj në FB, një video nga aksioni i fundit i Forcave të Armatosura.

“Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore”- shkruan ajo.

Postimi i ministres


Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.
Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'amanet la princesha shqiptare?

Jerina ose Helena e Trojës

Në shënimet e historianit Carl Hopf

Shqiptarët dhe një histori dashurie