MENU
klinika

Lista me emra

Shpallen fituesit e konkursit në Polici, çfarë duhet të dini

09.09.2019 - 16:05

Ka përfunduar faza e parë e konkurimit për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit nga mbi 2000 aplikantë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veli të drejtën për të kaluar në fazën tjetër e kanë 1040 kandidatë të cilët në testimin me shkrim grumbulluan mbi 38 pikë nga 100 të mundshme.

Fituesit e fazës së parë do i nënshtrohen testimit fizik ku nëpërmjet ushtrimeve do të tregojnë rezistencën e tyre.

Testi Fizik do të zhvillohet në ambientet e reja të Repartit “RENEA” Yzberisht, që prej të hënës. 1040 fituesit e fazës së parë do të ndahen në grupe me 100 veta për të kaluar fazën e dytë.

Për të nisur kursin 6 mujor për patrullë të përgjithshme aplikantët fitues edhe të testimit fizik do të kalojnë testimin psikologjik që është edhe faza finale.

KLIKO KËTU PËR TË PARË LISTËN E PLOTË

 

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!