MENU
klinika

Balla: Të tjera projekte na presin

Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare në Peqin!

29.09.2019 - 12:46

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka inspektuar përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Demir Godelli” në Peqin.

Teksa shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Peqinit, Lorenc Tosku, Balla tha se falë këtij investimi 450 nxënës të Peqinit e nisën vitin e ri shkollor në kushte tërësisht bashkëkohore.

“Pamë sot punimet e kryera në këtë shkollë të cilat pothuajse janë përmbyllur, mbetet vetëm pjesa e ngrohjes për t’u vënë në punë. Kujtoj që rikonstruksioni përfshin veshjen me sistem kapot, termoizolimin, bazën materiale të re, ambientet sportive etj.

Kemi përmbyllur kështu shkollën e dytë të rëndësishme brenda në qytet. Tashmë kemi një tjetër shkollë e cila është dëmtuar nga tërmeti në fshatin Shezë”, -deklaroi Balla.

Mes të tjerash ai shtoi se të tjera projekte pritet të implementohen në Bashkinë e Peqinit.

Sakaq, kryetari i Bashkisë, Tosku në fjalën e tij falenderoi qeverinë për investimet, ndërsa shtoi se të tjera projekte janë gati dhe presin investimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Strategjia e Turizmit të Bashkisë Elbasan

Balla: Ta përkthejmë në përfitim ekonomik për sipërmarrjen!

Llatja: Miqtë e mirë duken në ditë të vështira

Tërmetet/ Ambasada e Kuvajtit ndihmon të prekurit në Elbasan