MENU
klinika

Si dhanë jetën për Shqipërinë në Betejën e Galipolit…

‘Shqiptari është më besnik se qeni

11.09.2019 - 10:17

Shqiptar Oseku

Sot 103 vjet më parë mbaroi beteja e Galipolit, ajo që turqit e quajnë Çanak Kale, me tërheqje të ushtrive perëndimore.

Ato kishin sulmuar Turqinë pasi kjo u kish shpallur luftë, duke zgjedhur anën e kajserit gjerman në Luftën e Madhe.

Në transhet e asaj beteje mbetën mijëra islamistë shqipfolës, të cilët kishin braktisur atdheun e vet të pushtuar e tē copëtuar, për t’iu përgjigjur kushtrimit për din e iman kundër kaurrëve në Turqi.

Vetëm nga ana e Mitrovicës, zonë kufitare me serbët, shkuan e s’u kthyen më mbi 3 mijë djem e burra, shkruan në kujtimet e veta Tafil Boletini. Ironikisht, gjer atëhere nuk kish patur asnjë rast kur të ishin vrarë aq shumë shqiptarë, gegë e toskë së bashku, për atdhe të vet. Nuk është e rastit pse pushtuesit tanë thonin me qesëndi se shqiptari është më besnik se qeni.

Jo shumë pas betejës, më 1918, fuqitë perëndimore fituan megjithatë Luftën e Madhe, e sakrifica e islamistëve shqiptarë vajti kot.

Turqia, e cila mezi shpëtoi si shtet, u kthye në diktaturë sekulariste që shkeli mbi kalifatin, islamizmin, e germat arabe, e u rruajti mjekrrat me zor të gjithë shehlerëve e hoxhallarëve. Islamistët shqipfolës, që kishin urryer e luftuar nacionalizmin shqiptar, u asimiluan tok me fëmijët në turq, pse diktatura turke vendosi që gjithë shtetasit e Turqisë do të quheshin turq.

Në Galipoli sot ka rreshta pa fund varresh të ushtarëve të vrarë nga dy palët. Ushtarët perëndimorë, që qenë armiq të turqve, kanë emrat, atdheun, e flamurin e vet mbi varr.

Ndērsa varret e shqipfolêsve në Galipoli kanë në rrasë veç emrin e vendlindjes – Ipek, Uskup, Berat, etj – por jo emrin as flamurin e atdheut të tyre, Shqipërisë.

Me plot të drejtë, them unë: qofshin njësoj gjakhumbës gjithmonë të gjithë ata që s’njohin atdhe.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur” vjen i restauruar për publikun

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen